Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.
Meta e konsideroi të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh.
“Tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit. Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve. Prioritet në secilin vend, sundimin e ligjit dhe demokracisë”, u shpreh Meta.