Një shkëmbim zjarri është regjistruar në lindje të Spanjës. Për pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona, ku dy prej të cilëve mësohet të kenë qenë roja.
“Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një banesë të izoluar në provincën rurale të Teruel dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy rojave civile dhe një personi tjetër”,- theksoi një zëdhënës i nënprefekturës.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë të arrestuar, ndërkohë që operacioni policor po vazhdon në fshatrat e Andorras dhe Albalate del Arzobispo, rreth 350 kilometra në lindje të Madridit, raporton atsh.