Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes disa personave, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy prej tyre, por mendohet edhe për një të tretë të pajetë. Ngjarja ka ndodhur te ‘tregu i makinave’ në zonën e Nishtullës në Durrës, tregu më i madh i automjeteve të përdorura në Shqipëri.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërkohë që janë ngritur postblloqe në zonat afër Durrësit.
Paraprakisht nga burime në terren mësohet se është qëlluar drejt një makine tip volswagen golf, ku ka mbetur i vrarë drejtuesi i saj dhe pasagjeri, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije, por mendohet se janë të afërm (kushërinj).
Kujtojmë që pak më parë dy persona humbën jetën në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.
Lexo edhe: Publikohen fotot, ish-deputeti në dreka e darka me rapsodin e njohur që u gjet i vrarë sot në Lezhë