Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë greke, arrestohen burrë e grua nga Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion në Prevezë, duke vënë në pranga një burrë dhe një grua shqiptare, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Dy të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar grabitësit nga Shqipëria, të cilët dje shkëmbyen zjarr me forcat e policisë greke në Korinth. Mediat fqinje shkruajnë se ata besohet se kanë ndihmuar vazhdimisht tre grabitësit.

Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve. Dyshohet se grupi është i përfshirë në disa vjedhje, përfshirë Bankën e Pargës. Mendohet se kohët e fundit ata fshiheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grupim.

Kujtojmë se dje shqiptarët janë përplasur me armë me policinë greke, e për rrjedhojë dy prej tyre janë plagosur.

Brenda makinës së autorëve të krimit, policia gjeti një pushkë kallashnikov dhe aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i gjerë për gjetjen e një tjetër personi dhe fshehjen e armëve të tjera.

Më shumë


spot_img









spot_img