Ish i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në emisionin “Opinion”.
I pyetur nëse gjatë bisedimeve ka patur ide për shkëmbime territoresh mes dy vendeve, ai e ka mohuar kategorikisht, duke u shprehur se shkëmbimi i territoreve do të ishte e papranueshme për ish-Presidentin Donald Trump.
“Së pari, dua të qartësoj se nuk jam më pjesë e qeverisë së SHBA-së, ndodhem këtu thjesht si vëzhgues dhe jam në përpjekje për të arritur implementimin e marrëveshjeve ekonomike, duke investuar paratë e sektorit privat për fuqizimin e rajonit, ky është roli im. Për sa i përket negociatave, këtë e dëgjoj shpesh, prandaj dua të tregohem transparent. Kurrë nuk kam dëgjuar njeri që të përmendë shkëmbimin e territoreve në praninë time. Ishte e papranueshme si për mua, ashtu edhe për presidentin Trump. E di që ka mjaft akuza, por nuk di të them nëse është e vërtetë. Ajo që di është se Donald Trump nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territorit. Kjo çështje s’i është parashtruar atij”, tha Grenell.