Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Shkëlzen Berisha voton për kryetarin e ri të PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, pasditen e kësaj të diele është paraqitur pranë ambienteve të selisë blu për të votuar për zgjedhjet e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Në garë është babai i tij, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe Ibsen Elezi.

albsig

spring

Ndërkohë, ish-kryeministri votoi gjatë orëve të para të paradites i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.

Gjatë një prononcimi për mediat Berisha tha se ky ishte një proces historik që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie.

“Së pari, përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqiëprinë dhe uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në por edhe për Shqipërinë, dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan.

Ky është një proces historik, sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse ëhstë një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioza, atij të zgjedhjes së Presidentit. Është mafioz dhe anti-Kushtetues sepse bazohet mbi grabitjen e vullnetit të shqiptarëve dhe bashkëpunimin e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitën. Në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img