Hapësire reklamuese

Politikë

Shkëlzen Berisha reagon për foton me Dorian Duçkën: Po udhëtoja me avion linje, sekseri i Ramës insistoi të bënim selfie

Shkruar nga Newsbomb
Shkëlzen Berisha reagon për foton me Dorian Duçkën: Po
Djali i ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me Dorian Duçkën nuk e lidh asgjë. Shkëlzen Berisha reagon pas një fotoje "të rrjedhur" pasditen e sotme në media, ku ai shfaqej në një avion linje bashkë me ish-këshilltarin e Ramës të përmendur në dosjen McGonigal. "Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje  urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une. Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur", shkruan Berisha ndër të tjera. Lexo edhe: Sali Berisha e quan “mafioz ndërkombëtar”, por del një foto e Dorian Duçkës me djalin e tij

Reagimi i plotë i Shkelzen Berishës, për foton me Dorian Duçkën:

Nje sqarim i shkurter per nje “argument” qesharak dhe bajat. Te zene me presh ne dore ne nje histori korruptive me permasa nderkombetare qe ka zene prej ditesh titujt e mediave me te medha te botes, Rama dhe Duçkat e kesaj afere kane zgjedhur te pergjigjen ne menyren me qesharake duke postuar foto. Ne te vertete Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen per foto por sepse ne bashkepunim kane korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijera dollare, drejtorin e kunderzbulimit te FBI per ta perdorur si instrument kunder opozites dhe pluralizmit politik ne Shqiperi! Ne fakt keto foto sherbejne per ta, si certifikate miqesie apo pastertie, shume me pak nga sa do sherbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen ne zyren ovale. Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje  urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une. Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur. Uroj dhe shpresoj qe kur te pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat te kene argumente me bindes per “pafajesine” e tyre. Suksese!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll