Hapësire reklamuese

Politikë

Shkëlzen Berisha për “Vettingun”: Ligji i ri fut drejtësinë nën zgjedhën e krimit dhe politikës

Shkruar nga Newsbomb

As kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe as ish-kryeministri Sali Berisha nuk kanë komentuar votimin e “Vettingut” në Kuvend me 88 vota, ndoshta sepse diçka e tillë pritej, ndërsa Partia Demokratike bëri të qartë që para votimit qëndrimin e saj.

Por për ligjin që do të skanojë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, ka reaguar Shkëlzen Berisha, i cili thotë se ky ligj e fut drejtësinë nën zgjedhën e krimit dhe politikës. Ai argumenton se pse ky ligj nuk e pastron drejtësinë nga të korruptuarit:

“Ligji i ri i vetingut fut drejtësinë nën zgjedhën e krimit dhe politikës.

Sipas tij jo organet e pavarura, por drejtorë të zgjedhur nga kryeministri do hetojnë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

A mund të dënojë korrupsionin,arbitraritetin, trafiqet, abuzimet, kontrabandën e qeveritarëve një gjyqtar ose prokuror, nëse njerëzit që vendosin mbi fatin e tij varen direkt nga qeveritarët që atij i duhet të dënojë ?

Ligji që u kalua sot në parlament nuk do t'i shërbejë pastrimit të drejtësise nga gjyqtarë të korruptuar por nënshtrimit të gjithë trupës ndaj krimit që ka kapur parlamentin dhe qeverinë.

Por zgjedhjet janë pak muaj larg dhe ato mbeten një mundësi reale për të realizuar qëllimin final të reformës. Pastrimin e politikës nga krimi.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu