Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkëlzen Berisha për masën ndaj ish-kryeministrit: Kartolinë e Ramës për Vitin e Ri

Shkruar nga Newsbomb
Shkëlzen Berisha për masën ndaj ish-kryeministrit: Kartolinë

Shkëlzen Berisha ka reaguar për vendimin e GJKKO-së për pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke caktuar masën “Arrest Shtëpie” për Sali Berishën.

Djali i ish-kryeministrit me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook e cilëson vendimin e GJKKO si ‘kartolina e Ramës për Vitin e Ri’

“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”- shkruan Shkëlzen Berisha.

“Arresti në shtëpi” për Berishën do të jetë me mbikëqyrje policore. Ky ka qenë vendimi i GJKKO-së ditën e sotme, teksa gjyqtare ka qenë Irena Gjoka, për të cilën avokatët e liderit të PD-së kërkuan përjashtimin e saj.

Ky vendim është menjëherë i ekzekutueshëm, teksa është Policia e Shtetit që do të marrë masat për t’u kryer kjo masë shtrënguese. Kujtojmë që Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese