Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shkëlqimi dhe rënia” e partive në 4 vjet, këto janë mandatet (plus-minus) nga 2013-ta

Shkruar nga Newsbomb

Procesi i numërimit është drejt përfundimit dhe Partia Socialiste dominon me një diferencë votash në të gjitha qarqet, gjë e cila nuk rezervon më surpriza deri në përfundimin e plotë të numërimit.

Numri i mandatëve në të gjitha partitë ka ndryshuar. Kështu PS, krahasuar me vitin 2013 ka 9 mandate më shumë, duke u përfaqësuar në Parlament me 74 deputetë.

Një rritje të lehtë ka dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila këtë herë do të përfaqësohet nga 19 deputetë, 3 më shumë se qeverisjen e kaluar.

Partia Social Demokrate ka fituar një deputet në Shkodër, duke u përfaqësuar nga Tom Doshi.  

Partia Demokratike ka një humbje të dukshme të mandateve krahasuar me 2013. 4 vite më parë në rang vendi PD ka marrë 50 deputetë, ndërsa këto zgjedhje ka humbur 7 mandate duke çuar në parlament vetëm 43 deputetë.

Një tjetër parti që ka pësuar humbje në këto zgjedhje është PDIU e cila futet në parlament me një deputet më pak, e ky deputet është pikërisht kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu