Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkëlqim Hajdari: Prokurorët e 21 janarit kanë qenë nën presion! Ekspertiza e FBI dëshmoi që vrasja ishte me dashje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Real Story’ ka folur për protestën e 21 Janarit pas rihapjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, konkretisht për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Hajdari tha se prokurorët kanë qenë nën presion në vendin e ngjarjes.

“E kam ndjekur ngjarjen nga zyra që kur nisi protesta. Isha drejtues i Apelit dhe dua të them se prokurorët që kanë tentuar të kryejnë veprime në vendngjarje kanë qenë në presion. Unë si drejtues kam nxitur prokurorët që të këqyrin dhe të mbledhin prova është nga këqyrjet e vendit të ngjarjeve më të rënda. Kanë qenë nën presion. Ka qenë ngjarja më e rëndë në Shqipëri, pas 97 dhe vrasja e Azem Hajdarit. Po të rikthehemi tek 21 Janari, qysh të nesërmen ngjarjen rrodhën keq, se kryeministri i asaj kohe tha; Jemi përballë një puçi.

Më pas dolën 4 gazetarë dhe unë si puçist. Gjënë më të tmerrshme se si u zhvilluan ngjarja e 21 Janarit s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhw ndonjëherë. Vlen për t’u theksuar se Artan Hoxha për atë çka filmoi na qetësoi. Ngjarja u hetua në kushte të vështira, ne arritëm që të grumbullonim prova. Atë natë shyqyr që arritën që të kalonin gardhin, që të merrnin gëzhojat. Të bësh betejë me një kryeministër që gardistët donim t’i hetonim, dhe më pas t’i mbash aty dhe t’i mjekosh po brenda. Prokurorët e shkallës së parë që u morën me hetimet për mua kanë bërë një punë heroike, le të na gjykojnë qytetarët. S’mund t’i them të gjitha gjërat dhe për hir të etikës se çfarë presioni iu bë prokurorëve”, tha ai.

Më tej ish-prokurori i çështjes Shkëlqim Hajdari tha se në ekspertizën e ardhur nga FBI që kishte të bënte me gëzhojat dhe plumbat, këta të fundit dolën nga dy armët e dy të pandehurve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, çka tregonte sipas tij se vrasja ishte me dashje.

Hajdari: Në ekspertizën që ka ardhur nga FBI-ja në lidhje me gëzhojat, me plumbat ajo është prova kryesore që kemi përdorur ne. Nëpërmjet ekspertizës ne kemi argumentuar para gjykatës që plumbat e dalë nga dy armët e dy të pandehurve kanë qëlluar mbi viktimat dhe është vrasje me dashje sepse përveçse dy viktimave plumbat të dalë nga këto dy armë janë gjetur dhe fiksuar dhe në lartësinë e trupit të njeriut përballë kryeministrisë. Në qoftë se një njeri thotë që unë kam vrarë pa dashje se më ka lëvizur arma kjo ka logjikë por në qoftë se unë të vërtetoj me provë shkencore që nuk është vetëm një plumb, por janë 10-12 plumba, që ne i kemi gjetur, atëherë nuk je më nga pakujdesia se njëherë të lëviz dora. Kjo ka qenë provë shumë e fortë që na erdhi nga Amerika. Rezultati në gjykatë të Apelit ishte dy me një. Tani është drejtësia e re. E kuptoj shqetësimin që ka Klodi si profesioniste që pas 10 vitesh çdo gjë bëhet e vështirë.

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se është qëlluar drejt turmës kur nuk po sulmohej kryeministria dhe se ka pasur të shtëna të shpeshta në drejtim horizontal, jo në ajër. Sipas tij 2-3 armë qëlluan drejt.

Dervishi: Po të kishin qëlluar të gjithë në atë kohë me urdhër do ishin vrarë të gjithë në bulevard. Është qëlluar ulët po, nuk është qëlluar në ajër. Në kangjellat e rrethimit të kryeministrisë ka 13 goditje, përveç atyre që e kanë tejkaluar kangjellat. Janë 13 që ose janë kthyer mbrapsht ose kanë devijuar. Në derën ku u vra ai i pari, Ziver Veizi janë 13 goditje të tjera. Që tregon se ka pasur të shtëna të shpeshta në drejtim horizontal. Në ajër u qëllua një kohë të gjatë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img