Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Shkëlqeu në “Squid Game”, aktori 77-vjeçar fiton çmimin në “Golden Globe”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin ‘aktori më i mirë në rol dytësor”  në Golden Globe, për rolin e tij në dramën hit të Netflix . 

Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam, i referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.

O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim dhe mundi Billy Crudup (The Morning Shoë), Kieran Culkin ( Succession ), Mark Duplass (The Morning Shoë) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso). 

Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.

O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967 përpara se të kalonte në film dhe televizion.  

Që nga publikimi i tij në shtator, Squid Game është bërë seriali më i ndjekur i Netflix  në 94 vende, me 142 milionë shikime. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img