Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Shkëlqesia e tij u shkarkua nga Kuvendi”, gazetari ironizon dhe “ngushëllon” Metën: Jeta vazhdon…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social facebook, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shkarkuar nga detyra me 104 vota pro, Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Hoxha ka postuar një foto ku shihet Meta me Sali Berishën dhe një tjetër ku është po Meta, duke ndezur qirinj me Baba Mondin. Mesa duket, Kreut të Shtetit nuk i ka bërë derman as Berisha dhe as vetë Baba Mondi apo vendi i shenjtë ku është lutur.

Më herët në Kuvend një deputet tha, se “Zoti të fal mëkatet shpirtërore, por jo ato ligjore”.

Dy foto të publikuara me ironi nga Artan Hoxha, teksa me “shpërfillje” dhe thjeshtësi, sikur të sihte një procedurë e shpeshtë dhe e zakonshme në një vend demokratik, “ngushëllon” Kreun e Shtetit pas vendimit të marrë kundër tij. “Jeta vazhdon”, shkruan Hoxha në facebook.

Më shumë

spot_img
spot_img