Fatmir Doksani, drejtori i degës së Kadastrës në Kuçovë, është shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra. Vendimi është marrë nga Artan Lame, për disa shkelje të gjetura gjatë ushtrimit të detyrës.
Megjithatë, shkeljet për të cilat Lame si drejtues i Kadastrës Shqiptare ka shkarkuar Doksanin nuk janë publikuar.
Fatmir Doksani rezulton se është një eksponent i rëndësishëm Partisë Socialiste në zonën e Kuçovës. Në janar 2020, ai ka garuar për të marrë drejtimin e degës lokale por nuk ka fituar.
Megjithatë, mendohet se shkarkimi nga detyra i Fatmir Doksanit ka lidhje me një rast të trajtuar ditë më parë nga emisionin investigativ “STOP”, për degën e Kadastrës në Kuçovë. Rasti lidhjen me trashëgimtarët e një prone, të cilët Kadastra i sorollaste dhe nuk i regjistronte.