Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë për shkak se kanë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor.
Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, të Përrenjasit Nuri Belba dhe të Librazhdit, Kastriot Gurra.
Në njoftimin e bërë nga vetë KQZ thuhet se janë konstatuar shkelje administrative të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe për përgjegjësin për veprimtaritë publike në institucionet vendore dhe qëndrore dhe për secilin prej tyre është caktuar gjoba prej 5 mijë lekësh të reja.
Njoftimi:
Gjithashtu, KSHZ konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:
1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
8)Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, u vendos pushimi i shqyrtimit administrativ ndaj disa prej personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, me argumentin se këta të fundit nuk kishin kryer shkelje të Kodit Zgjedhor.