Hapësire reklamuese

Bota

“Shkeli ligjin rus”, Navalny reagon pas deklaratave të Putin në Gjenevë: Vuan për shkak të parave të shumta ose pushtetit

Shkruar nga Newsbomb
“Shkeli ligjin rus”, Navalny reagon pas deklaratave të Putin

Lideri opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është një “gënjeshtar i cili nuk ndalet së gënjyeri”.

Kjo deklaratë e Navalny, vjen një ditë pasi Putin tha në Gjenevë se lideri opozitar shkeli dhe injoroi ligjin dhe se do të trajtohet njëlloj si të gjithë të burgosurit e tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Navalny shkroi se Putin vuan nga ndonjë sëmundje psikiatrike për shkak të shumës së madhe të parave që ai ka, ose për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet.

“Putini mbase vuan nga një "sëmundje psikiatrike për shkak të posedimit të shumave pa kufi të parave dhe të qenët në pushtet për një kohë të gjatë.(Ai) thjesht nuk thotë asnjë fjalë të vërtetë. Edhe kur e di se gënjeshtrat e tij do të zbulohen menjëherë”, shkroi Navalny.

Sondazh

Poll