Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
0.5kmh
20 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
28 °
Hën
31 °
Mar
34 °
E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Shkelën rregullat në zonën Schengen, riatdhesohen 100 shqiptarë në Rinas

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak më parë janë riatdhesuar 100 shtetas shqiptarë në Rinas, për shkak të refuzimit të azilit në vendet e BE.

albsig

Mësohet se 43 nga shqiptarët u riatdhesuan nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 të tjerë nga Gjermania.

Sakaq, këta individë akuzohen për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Ndërkohë Policia e Shtetit i bën thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil pasi shanset janë zero.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img