Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

‘Shkela pa dashje këmbëzën’, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që qëlloi për vdekje shokun e tij në Bulqizë, kishin dalë për gjah

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b3140572f9278d717bbf7885d66e2cb9

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur me 26 nëntor të 2020, ku u vra aksidentalisht nga shoku i tij, 22-vjeçari Elidon Basha.

Ditën e sotme është zbardhur dëshmia e autorit të ngjarjes, 27-vjeçarit Klodian Kola, i cili pranon se ka plagosur padashje shokun e tij.

“E vërteta është se unë e kam qëlluar pa dashje shtetasin Elidon Basha. Shkuam për të gjuajtur, pasi zbritëm nga motori, kemi parë një lepur që kaloi aty dhe në moment Elidoni ka lëshuar armën automatike në tokë, e cila ka qenë e mbushur dhe më mori mua çiften për të qëlluar lepurin. Në këtë moment, unë u ula dhe mora automatikun në dorë dhe pa dashje kam shkelur këmbëzën e automatikut me gisht dhe arma qëlloi pa dashje. Në këtë moment kam dëgjuar edhe të bërtiturën e Elidonit, i cili u plagos në krahun e djathtë”,- thuhet në dëshminë e 27-vjeçarit.

Nga ana tjetër, babai i 22 vjeçarit Hasan Basha, në një intervistë për “Balkan Ëeb”, tha se djali i tij kishte marrë vetëm një plumb në krah dhe ishte pakujdesia e mjekëve, që i mori jetën të birit të tij.

Ai hodhi akuza ndaj bluzave të bardha për vdekjen e djalit të tij dhe paralajmëroi se çështjen do t’a çojë deri në Gjykatën e Hagës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img