Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Shkatërrohet shkolla në Divjakë, kryebashkiaku akuzon deputeten e PD: Organizoi miting! I përgjigjet Koreshi: Ashtu ishte më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka denoncuar në polici shkatërrimin e ambienteve të shkollës 9-vjeçare të fshatit Mizë, duke pretenduar se autorë janë militantët e Partisë Demokratike.

Kokoneshi thotë se në këtë shkollë është mbajtur një tubim i paligjshëm nga deputetja demokrate Ilda Dhori, dhe më pas militantët e pranishëm kanë shkatërruar ambientet duke thyer bankat dhe xhamat.

Të dashur qytetarë të bashkisë Divjakë! Dua t’ju bëj me dije se në ambientet e shkollës 9-vjecare Mizë është organizuar një tubim i paligjshëm nga deputetja Ilda Dhori. Si të mos mjaftonte kjo, shikoni në këtë video se si militantët e saj shkatërrojnë me forcë shkollën. Sorollopi i këtyre dinë vetëm të shkatërrojnë, dhunojnë dhe të grabisin pasuritë e qytetarëve. Kemi denoncuar në polici për të vazhduar me procedurat ligjore”, shkruan kryebashkiaku Kokoneshi.

Por akuzave të Kokoneshit iu është përgjigjur deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili thotë se shkolla ka qenë prej kohësh në atë gjendje. Korreshi thotë në rrjetet sociale se tre javë më parë ka denoncuar gjendjen apokaliptike të kësaj shkolle.

Reagimi i deputetit të PD, Saimir Korreshi:

Para më shumë se 3 javësh kam denoncuar gjendjen katastrofale apo apokaliptike të shkollës së Mizës.

Sot na dalka që qenka bërë një tubim i paligjshëm i organizuar nga deputetja me fëmijët e zonës e pas proteste paskan prishur e rrënuar shkollën.

Së pari kjo shkollë ka qenë e mjerueshme shumë më përpara kësaj qe pretendojnë këta gënjeshtarë.

Së dyti pjesa më e madhe e vitit të kaluar shkollor nxënësit e kësaj shkolle i kanë kryer në fshatin Kryekuq si pasojë e këtij rrënimi nga hajdutet në pushtet.

Së treti ku është apo janë rojet që emërohen nga Bashkia pse nuk denoncuan para 1 muaji apo 6 muajsh ku kjo shkollë ka qenë e rrënuar?? Apo lekët në xhep roja se patronazhist hesapi??

Alooo ZA Divjake do thuash ndonje fjale apo ce do ?? Se i kame bere disa denoncime per kete gjendje.

Ku mesazh nuk vlen per bukshkalurit qe shkruajne mesazhe e bejne levdata kryetrarit dikur hiqeshin si demokrat e sot lepihen pas pushtetit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img