Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Shkatërrohet rruga që lidh fshatin me Mamurrasin, banorët e Shpërdhesë detyrohen të nxjerrin në krahë fëmijën e sëmurë deri te ambulanca

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a8b652e587b7c7d8a09679348d642a9b

Kanë shkaktuar probleme të mëdha reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit, ndërsa bëhet me dije se një ndër zonat që ka shumë probleme është edhe ajo e fshatit Shpërdhe në Mamurras.

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Droje është shkatërruar rruga që lidh fshatin em Mamurrasin, duke bërë që banorët e kësaj zone të mbeten të izoluar.

Banorët e zonës janë detyruar që një fëmijë të sëmurë ta nxjerrin në krahë deri në rrugën kryesore ku priste ambulanca, ndërsa ditën e djeshme në fshat ka ndërruar jetë një person dhe familjarët e kanë patur shumë të vështirë ta varrosin.

Rrjedha e lumit ka dëmtuar dhe këmbët në urën e ndërtuar dy vite më parë, ndërkohë që rreziku që sillte ky lumë ishte parashikuar më herët, pasi në shtratin e këtij lumi janë bërë ndërhyrje pa kriter.

Më shumë

spot_img
spot_img