Hapësire reklamuese

Bota

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, transportuan 700 mijë euro drogë nga Shqipëria në Finlandë

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, transportuan 700 mijë euro

Policia në Finlandë ka goditur një rrjet të trafikimit të drogës. Mediet e huaja raportojnë se droga transportohej nga Shqipëria në Spanjë dhe pastaj përmes postës përfundonte në destinacion, Finlandë.

Sipas autoriteteve gjatë periudhës janar-shkurt, grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë, e cila ka pte vlerën e 700 mijë eurove.  

Policia bëri me dije se deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike, kontrabandë. Hetuesit thanë  se një shtetas shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta, duke përdorur një identitet të rremë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.