Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, rekrutonte vajza të reja, mes tyre edhe shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të dyshuar prostitucioni që rekrutonte vajza të reja, mes tyre edhe shqiptare, për të punuar si eskorta në Athinë.

Në pranga u vu kreu i bandës, një shtetas grek dhe 13 të dyshuar të tjerë.

Gjatë operacionit u ndaluan edhe 45 vajza, nga të cilat 15 ishin vendase ndërsa 30 prej tyre me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.

Grupi vepronte duke punësuar të reja të moshës 20-vjeçare për t'u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në kryeqytetin grek.

Banda vepronte prej të paktën tre muajsh përgjatë zonës historike të Atikës dhe caktonte 30 pikëtakime çdo ditë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu