Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet një organizatë kriminale në Spanjë, arrestohen 9 shqiptarë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet një organizatë kriminale në Spanjë,

Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet të trafiku të dogës i përbërë nga shqipatrë, të cilët vepronin në perëndim të Almerisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se organizata kriminale u shkatërrua teksa po planifikonin të transportonte 400 kg hashash në Itali.

Në njoftimin zyrtar të Policisë Spanjolle thuhet se grupi synonte të trafikonte drogë përmes transportit rrugor, drejt Italisë. Në prangat e policisë kanë rënë 9 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e këtij grupi kriminal për trafikim e lëndëve narkotike.

Sipas Policisë të arrestuarit kishin lidhje me organizatën mafioze nga rajoni italian i Pulias “Sacra Corona Unita”.

Sakaq, policia po punon nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.