Aksioni i Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçaanit ka bërë që të zbulohet një laborator droge, brenda të cilit ndodheshin 11 mijë bimë kanabis.
Policia shkoi në vendngjarje pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, por efektivët arritën të zbulonin këtë laborator me bimë gati për t’u shitur, vlera në treg e të cilave shkonte deri në milionë euro.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, shkruan në rrjetet sociale Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.