Hapësire reklamuese

Rajoni

Shkatërrohet laboratori i drogës në Kosovë, arrestohen 4 serbë që kultivonin në vazo lëndën narkotike

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet laboratori i drogës në Kosovë, arrestohen 4

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmjen e sotme për shkatërrimin e një laboratori droge në komunën e e Zveçanit.

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili publikoi edhe disa foto të laboratorit.  

Sveçla tha se janë arrestuar tre shtetas serb, banues në Serbisë dhe 1 shtetas serb, banues në  Kosovë.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll