Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet grupi mafioz shqiptaro-italian, nën hetim edhe tre shqiptarë (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_244320" align="alignnone" width=""]Gurdia di Finanza e Lecces, gjate operacionit 'Battleship' ku u kapen edhe tre shqiptare[/caption]

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i Antimafias italiane i koduar me emrin ‘Battleship’ ka arritur të vendosë në pranga shumicën dërrmuese të një grupi mafioz shqiptaro-italian.

Sipas medias Corriero salentino.it, antimafia italiane ka nën hetim 34 persona, mes tyre edhe tre shqiptarë, transmeton newsbomb.al.

Guardo di Finanza e rajonit të Lecce-s, bën me dije se ka hapur një dosje hetimore për këtë grup mafioz që në vitin 2015.

Mes 34 të dyshuarve nën hetim, janë edhe tre shqiptarë. Astrit Metini, 39 vjeç rezident në Casarano, Roxhers Nebiu, 28 vjeç, i njohur gjithashtu me pseudonimin ‘Roger’ dhe rezidentë në Melissano dhe Altin Shehaj, 40 vjeç, rezident po ashtu në Melissano. 

Ndaj grupit mafioz rëndojnë akuza për grupim kriminal, trafikim të drograve të lehta dhe të forta, grabitje, kërcënime dhe shantazhe si dhe gjobvënie, transmeton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.