Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-nigerian, të gjithë ishin nga Vlora (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia italiane ka zbërthyer një marrëveshje të madhe mes grupeve kriminale që operojnë në Vlorë dhe atyre nigeriane. Mediat italiane e përshkruajnë atë një pakt “hekuri” për të transportuar marijuanë nga Evropa Lindore përmes Pulias drejt Romës. Vëmendje marrin dy krerët e organizatave kriminale Geraldo Bejaj për Shqiptarët dhe Momodu Sule për nigerianët, të dy rreth 30 vjeç. 

Në javët e fundit prokuroria e Romës e drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv / prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetimet e karabinierëve dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, urdhëroi  arrestimet e 52 personave  që i përkisnin paktit nigeriano-shqiptar.

Autoritetet kanë zbuluar se si trafikohej droga. Gjatë arrestimeve, policia ka arritur të sekuestrojë edhe 2 milionë euro drogë dhe dyshimet e tyre janë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kryeqyteti, pas një viti hetimesh rezultoi të jetë bëra qendra e klasifikimit për disa ton marijuanë që janë shpërnadrë në të gjithë territorin, për të vazhduar më pas në të gjithë Italinë madje dhe jashtë saj (Gjermani, Austri dhe fqinjët e tjerë evropianë.)

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Sipas zyrës së Prokurorit, Momodu menaxhonte furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli. Ndërsa Bejaj ishte pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë, por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence.

Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Europën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img