Hapësire reklamuese

Rajoni

Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, anëtarët e bandës lidhje me organizata me bazë në Shqipëri dhe Brazil

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali,

Një mega-operacion është zhvilluar në Itali, ku është goditur një rrjetet që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në këtë operacion janë përfshirë 200 ushtarë të Komandës Provinciale të Guardia di Finanza dhe se policët janë ekzekutuar 24 urdhër arreste, ku 15 janë lënë në burg dhe 9 në arrest shtëpie.

Mediat italiane raportojnë se grupi kriminal përdorte celularë ose kabina telefonike publike për të komunikuar dhe se ishin të lidhur me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Organizata kriminale kishte mundur të sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Brazili, të magazinuara në Zvicër, për t'u transportuar më pas në Lombardi dhe për t'ua shitur blerësve, përfshirë një trafikanti shqiptar me të shkuar të theksuar kriminale.

Nga hetimet u zbulua se banda kriminale prodhonte edhe vetë sasi të mëdha kanabis, duke u kujdesur për proceset e përpunimit (tharje, peshim dhe paketim). Ata e kishin kultivuar kanabisin në një zonë rurale të Komunës së Kandidonit. Gjatë operacionint policia gjeti dhe sekuestroi 1227 bimë kanabis, si dhe 74 kg kanabis, dhe arrestoi dy persona që u kapën në flagrancë. Nuk dihet ende numri i shqiptarëve që janë arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu