Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkatërrohet grupi kriminal në Korçë, arrestohen 7 persona, transportonin emigrantë të paligjshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

01304751ea80dee3a17d989682e6cf7f

Ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve në Korçë të cilët u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Këta persona vepronin si një grup i strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Pas operacionit policor janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, 1 u procedua në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim. Ata janë kapur në dy raste duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Njëri prej të ndaluarve posedonte një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. 

Goditet një grup i strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shkon në 7 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 5 shtetas të tjerë që u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, bashkëpunëtorë me 2 të arrestuarit disa ditë më parë nga Policia.

Njëri prej të ndaluarve posedonte një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, 1 u procedua në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 14.03.2021, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët u kapën tek “Ura e Drithasit”, në Maliq, duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore mbi bashkëpunëtorët e tjerë të këtyre shtetasve, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, bënë të mundur kapjen e një mjeti furgon tip “Benz”, brenda të cilit u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i këtij mjeti, kur ka konstatuar se Policia ishte vënë në ndjekje të tij, me qëllim që të shmangte kapjen prej tyre, ka braktisur mjetin me emigrantë dhe është larguar.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se bashkautorë në këtë ngjarje dyshohet të jenë shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq; U. S., 23 vjeç, banues në Vlorë; D. B., 32 vjeç; K. Sh., 29 vjeç dhe R. S., 24 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, të cilët u arrestuan në flagrancë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, i cili kishte në pronësi mjetin tip furgon.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. B. iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img