Dalin detajet pas konferencës për shtyp të operacionit të sotëm në Livorno të Italisë, ku u arrestuan 9 persona, mes të cilëve dhe shqiptarë.
Në fakt, media italiane raporton se është një shqiptar 36 vjeçar, resident në Lamporecchio, burri në qendër të një xhiroje të gjerë droge që u asgjesua sot me operacionin “Indipendenza 2- Livorno qytet I sigurt” ku u hetuan 16 persona, 9 prej të cilëve u arrestuan. Banda kriminale përbëhet nga italianë, peruanë, shqiptarë dhe tunizianë që shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në sheshet e Pisas dhe Livornos, duke arritur të fitonin 60 mijë euro cdo 2-3 javë.
Sipas asaj që u bë e ditur nga policia, pas hetimeve që në 2017, shqiptari resident në Itali, merrte urdhërat nëpërmjet telefonit, ndërkohë që i kërkonin kafe apo cigare. Ndaj ai nisej nga shtëpia me drogën, ose me motor ose me makinë, madje edhe me gjithë familjen, për të cuar porosinë në shtëpitë e shpërndarësve.
Droga më pas shitej në sheshet kryesore, në Garibandi, sheshi Republika, Cavour, Grande, Cavallotti etj. Operacioni i policisë coi në sekuestrimin e 8 kileve marijuanë, afro 2 kile kokainë dhe 200 gramë heroinë. Në operacionin e sotëm u përfshin agjencitë kryesore ligjzbatuese në Itali.