Autoritetet italiane kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, duke arrestuar katër persona. Sipas medieve italiane, raportohet se në pranga kanë rënë katër shtetas italianë: Tiziano Di Gioia, Andrea Di Gioia, Rocco Panettieri dhe Giuseppe De Falco, si dhe janë sekuestruar 3.5 kg kokainë.
Mësohet se grupi kriminal furnizohej me kokaiën, kryesisht nga Shqipëria. Dorëzimi i drogës bëhej në një zonë e pashfrytëzuar përmes kamionëve të ardhur nga jashtë.
Hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit 2019 nga prokuroria e Brindisit dhe se dyshohet se në krye të organizatës ishin dy persona nga Tuturano.