Policia greke ka arrestuar disa shtetas gjeorgjiane të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në vjedhje, rrëmbime, gjobvënie dhe fajde.
Pjesë e grupit kriminal të identifikuar nga policia kanë qenë 6 shtetas gjeorgjianë.
Policia greke njofton se njëri prej tyre përdorte dy identitete, konkretisht atë të vetin, real Giga Tchilaia, 38 vjec shtetas gjeorgjian por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977.
Gjeorgjiani pjese e grupit kriminal, Giga Tchilaia
Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës, person me precedentë penalë, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik 2017 si ndihmues i një grupi grabitësish të armatosur, që vepronin në kufirin greko-shqiptar.
Kur u arrestua ish polici nga Saranda, Gëzim Qemal Elmazi, policia kufitare sekuestori 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.
Ish-polici shqiptar Gëzim Qemal Elmaz
Gjatë operacionit të shpërbërjes së grupit kriminal, policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura.
Nga aktiviteti kriminal ky grup kishte përfituar mbi 200 mijë euro, ndërkohë që po hetohet pjesëmarrja e tyre në një sërë veprash kriminale.
Grupi ishte strukturuar në kuadrin e Grupeve Kriminale Transnacionale dhe Organizatave të Krimit të Organizuar Euroaziatik (sipas terminologjisë ndërkombëtare “VOR V ZAKONE”).