Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës, arrestohen 27 persona, mes tyre 7 shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shtetit arreston dy persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Dexter” Policia bën me dije se është realizuar me sukses një operacion antidrogë në bashkëpunim me policinë italiane të emërtuar “Dexter”, në kuadër të të cilit janë arrestuar gjithsej 27 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në bashkohësi në të dy vendet gjatë mëngjesit të datës 27 prill 2016, dhe në përfundim u arrit të shkatërrohet një grup i rrezikshëm kriminal që merrej me trafikimin e tregtimin e drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e veriut.

“Policia Italiane dhe Policia e Shtetit kanë shkëmbyer informacion në mënyrë intensive nëpërmjet   Zyrës Ndërlidhëse Interforce, e cila ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Shërbimin Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe Shërbimet Antidrogë të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.

"Nga ndjekja e këtyre informacioneve është bërë i mundur lokalizimi i personave me shtetësi shqiptare, të cilët ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është bërë i mundur arrestimi i tyre në bazë të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtetasit A.P., vjeç 32 dhe A.N., vjeç 44, ndërsa në total janë arrestuar 27 persona, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 20 shtetas italianë.

Veprimtaria hetimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është në vijim në Itali, Shqipëri dhe Austri në mënyrë që të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm e këtij grupi të trafikut të drogës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu