
Një grup kriminal shqiptaro-grek është çmontuar nga autoritetet greke ditën e djeshme në ishullin e Korfuzit të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se banda kriminale, sigurisht e drejtuar nga shqiptarët ishte e specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht të kokainës.
Si pasojë e operacionit anti-drogë në Greqi, në prangat e policisë ranë mbi 10 anëtarë të bandës , shumica prej tyre shqiptarë, ndërsa pesë të tjerë u shpallën në kërkim.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit u sekuestruan 1.6 kg kokainë e pastër, armë zjarri dhe dy automjetet që përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
Autoritetet në vendin fqinj njoftuan se grupi kriminal trafikonte dhjetëra kilogramë kokainë në vit.
Ndërkohë Top Channel ka zbardhur emrat e personave te përfshirë (disa prej tyre ne burg, punonin për bandën nga qelia) dhe të personave të shpallur në kërkim nga policia greke:
Të përfshirë janë: Romeo Bici i datëlindjes 1986 (shqiptar) Bernard Arapi 1992(shqiptar),Edlira Qendro 1979(shqiptare), Enivend Aliaj 1985(shqiptar), Donald Aliaj 1988(shqiptar), Endri Hoxha 1992(shqiptar),Klement Hoxha 1988 (shqiptar),Nikolas Paktitis 1985(grek), Anastasia Simati 1999 (greke),Dhimitra Handrinou1995(greke), Theodhoros Petropulos 1993(grek), Kristoforos Athanasios (grek,ish polic), Andreas Komianos(grek),Theodhoros Kurkulos(grek)
Në kërkim u shpallën: Laert Beleri 1976(shqiptar), Anest Bino 1989(shqiptar), Mirel Mustaka 1975(shqiptar), Olena Ivanova 1988(ukrainase), Miklovan Deneko1987(shqiptar).
Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje” Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.
Gjithashtu mësohet se mes shteasve grek të arrestuar është edhe një ish-efektiv policie. Grupi kriminal furnziohej me drogë në Athinë.