Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, në pranga 4 anëtarët, i pesti vdiq në aksident

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, në pranga 4

Autoritetet italiane kanë arritur të shkatërrojnë një bandë kriminale shqiptare, e përbërë nga pesë persona.

Siç raportojnë mediat italiane banda shqiptare ishte kthyer në makth për qytetarët në Itali. Grupi shqiptar akuzohet se ka kryer dhjetëra vjedhje në banesa të ndryshme në Milano, Bergamo, Monza, Brianza dhe Varese.

Në prangat e policisë kanë rënë katër pjesëtarët e grupit, përfshirë edhe drejtuesi i bandës. Ndërsa pjesëtari i pestë ndërroi jetë në aksident rrugor në 19 tetor të këtij viti.

Sipas hetimeve të policisë, banda shqiptare hynte në banesat e italianëve për të vjedhur para dhe sende me vlerë. Sipas te dhënave rezulton se banda shqiptare ka kryer të paktën 17 vjedhje.

Anëtarët e bandës synonin shtëpitë me dritat e fikura, duke supozuar se pronarët ishin jashtë. Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të bandës policia italiane gjeti dhe sekuestroi 50 mijë euro dhe bizhuteri të ndryshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese