Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Greqi, arrestohen 6 persona, mes tyre trafikanti i rrezikshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

0aff1655c27594330ec945871ef5bb14

Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ata kanë bastisur shtëpinë e  organizatës në Voula, ndërsa nga kontrolli makinës së njërit prej trafikantëve u gjet një kilogram kokainë.

Policia ka arrestuar deri më tani gjashtë persona me origjinë shqiptare, njëri prej tyre është kreu i bandës, por që nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Sipas njoftimit të policisë, u arrit që të shkatërrohej një nga qarqet më të mëdha të trafikut të kokainës në periferitë e jugut në Athinë, shkruajnë mediat greke

Gjatë operacionit, ndodhi një incident tjetër, pasi njëri nga efektivët e policisë u aksidentua nga një shofere, e cila po kalonte afër vendit ku u krye operacioni i anti-drogës.

Pas hetimit të policisë, u zbulua se shoferja nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Oficeri i policisë u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte dëmtime të mëdha në kokë.

Më shumë

spot_img