Hapësire reklamuese

Bota

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, kontrollonte drogën që vinte nga Shqipëria, 17 të arrestuar (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb

Një bandë e përbërë nga italianë, shqiptarë dhe tunizianë është shkatërruar nga Policia e Modica.

17 persona janë arrestuar dhe 17 të tjerë janë shpallur në kërkim nga uniformat blu, si pjesë e bandës që kontrollonte drogën që vinte nga Shqipëria në qytetin jugor të Siçilisë.

Policia nuk ka bërë ende të ditur sasinë e drogës së sekuestruar, numrin e shqiptarëve të përfshirë apo mënyrën sesi funksiononte rrjeti. Gjithsesi, raportohet se 150 forca policore janë angazhuar në aksion, 70 makina dhe një helikopter.

Të arrestuarit:

-Ervin Gerbaj, 35 vjeç nga Vlora.

-Marenglen Halka, 35 vjeç nga Fieri.

-Marius Halka, 32 vjeç nga Fieri.

-Hendri Kapllani, 29 vjeç nga Vlora.

Arrest shtëpie:

-Ermal Resulaj, 36 vjeç nga Vlora.

Të shpallur në kërkim:

-Viktor Shaolli, 32 vjeç nga Fieri.

-Zanaj Pilo, 32 vjeç.

-Avelino Ndou, 26 vjec.

-Dario Profka, 26 vjeç nga Vlora.

-Dhori Tole, 25 vjeç nga Korça.

Sondazh

Poll