Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Shkatërrohet banda e xhepistëve shqiptarë në Greqi, lider një femër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritet greke kanë shkatërruar një bandë xhepistësh shqiptarë në Athinë, të specializuar në vjedhjen e portofolëve, telefonave dhe sendeve të tjera me vlerë.

albsig

spring

Plot 31 pjesëtarë të bandës janë arrestuar nga policia greke mëngjesin e sotëm, pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë. Në prangat e bluve ka rënë edhe një femër shqiptare që besohet të jetë koka e bandës së mirëstrukturuar të hajdutëve.

Autoritetet greke bëjnë me dije se banda e xhepsitëve kishte të paktën 10 vite që operonte, kryesisht në sistemin e transportit, si autobusë, metro dhe aeroportin e Athinës, por edhe në vende të populluara me turistë të huaj, raporton newsbomb.al.

Christos Papazafeiris, kreu u policisë së Athinës tha se banda kishte një strukturë dhe aftësi tepër të zhvilluar duke kryer të paktën 15 vjedhje në ditë. Ndërsa në ditët më të mira bënin gati 3.500 euro vjedhje.

Plot 4 mijë raste vjedhjesh në 10 vitet e fundit besohet të jenë kryer nga kjo bandë, ndërsa policia u sekuestroi 498 portofola me 9.500 euro në total.

Policia greke beson se 18 pjesëtarë të tjerë të bandës janë ende të lirë.

“Kemi identifikuar 764 vjedhje në total, portofola, telefona, bizhuteri e sende të tjera me vlerë. Shumë prej të cilave janë shitur këtu ose janë dërguar në Shqipëri”, tha kryepolici i Athinës, Papazafeiris. /Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img