Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Itali, mes të arrestuarve, 2 shqiptarë (EMRAT dhe ROLET e tyre)

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Të arrestuarit e operacionit janë: Bledar Shtëmbari, i njohur si Bledi 44 vjeç rezulton se ka qenë ndër personat që drejtonin bandën. Shtëmbari kishte trafikuar drogë nga Belgjika në Itali.

Armand Çuni  44 vjeç, një shtetas i parregullt në territorin kombëtar, u mor në paraburgim. Ai në organizatë kishte rolin e pjesëmarrësit, që merrej me shitje me pagesë.

Të arrestuar përfunduan edhe shtetasit italianë Angelica Cazzato, Domenico Pennaçhietti, Massimiliano Petruçi, secili me role në organizatën e trafikut të drogës.

Akuzat me të cilat përballen të akuzuarit janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës;, krijimi i një shoqate me synim të trafikut të lëndëve narkotike, rrëmbim për pagesë, plagosje e rëndë, mbajtje pa leje e armëve dhe grabitje.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.