Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, kush është ‘koka’ e grupit kriminal që shiste kokainë në sheshet tregtare (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fda7a80bc0a61d43cfb74fc08a792ea5

Një gjykatë në Itali ka dënuar 6 shqiptarë, të cilët akuzohen për shitje droge.

Grupi i komanduar nga Shkëlzen Kasa 36 vjeç, operonin kryesisht në sheshet tregtare midis Pizës, Carrara dhe Parma, ku  qëndronin në Livorno.

Sipas medieve italiane, Kasa u dënua me 16 vite burg. Ai kishte në zotërim një lokal në zonën e Sant’Agostino, i cili u bastis nga policia në vitin 2017. Përveç këtyre 36-vjeçari zotëronte shtëpi, prona të blera për të afërmit, biznese dhe makina luksoze.

Të dënuarit e tjerë janë Ervin Sgura, 24 vjeç, tetë vjet e tetë muaj burg;

Erist Piku, 30 vjeç, tetë vjet e gjashtë muaj;

Enkel Matraku, 29 vjeç, gjashtë vjet e gjashtë muaj;

Rezart Sula, 31 vjeç, tetë vjet burg;

Kiodan Hakballa, 24 vjeç, shtatë vjet e gjashtë muaj burg.

Shqiptarët u pikasën nga policia,  përmes përgjimeve telefonike, ku edhe u arrestuan në zonën e Livornos. Pas kontrollit, policia iu sekuestroi 44 kg kokainë dhe heroinë, si dhe pasuri të paluajtshme, mobilje të regjistruara dhe një aktivitet tregtar, që besohet se i atribuohen Kasës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img