Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli, “malli” porositej në Call Center, 50 vite burg për pesë anëtarët e grupit (EMRAT-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, të cilët drejtonin një ‘Call Center’ dhe e përdornin atë për të furnizuar drogë në të gjithë veriperëndimin, janë burgosur për gati 50 vite.

Qendra e thirrjeve, e vendosur në një banesë, përmbante një telefon celular të cilit njerëzit mund t’i telefononin për të porositur drogë. Një celular i veçantë do të përdorej më pas për të dërguar korrierët për të shpërndarë drogën.

Sipas medieve të huaja, operacioni u zhvillua në Preston dhe Chorley dhe ishte i hapur për biznes 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ndërsa vlerësohet se ka furnizuar me drogë të klasit A, me vlerë më shumë se 2 milionë paund.Pesë anëtarët kryesorë të bandës u burgosën këtë javë.

Kreu i grupit, Bekim Hasmegaj, 35 vjeç, nga Marchëood Close, Blackrod u dënua me 10 vite burg.

Albi Hoxhaj, 25 vjeç, nga Loëfield Road, Stockport, i cili punonte në qendrën e thirrjeve, u burgos për pesë vit e 10 muaj.

Klevis Prenci, 33 vjeç, më parë nga Lee Lane, Horëich, u burgos me katër vjet e dy muaj. Kjo është në krye të një dënimi të mëparshëm prej tre vitesh e nëntë muajsh për posedim droge.

Prenci ishte ‘njeriu i mesit’ dhe ishte përgjegjës për ndarjen e drogës në pazare, mbledhjen e parave të gatshme dhe rimbushjen e korrierëve.

Altin Niklai, 37 vjeç, nga Anglebank, Horëich, u burgos për pesë vite e gjashtë muaj, i cili ishte i përfshirë në stafin e qendrës së thirrjeve dhe për strehimin e kujdesin për korrierët e rinj.

Aurel Hila, 39 vjeç, nga Austin Street, Leigh, luajti një rol më të vogël për bandën. Ai u largua nga vendi dhe u dënua në mungesë të tij për pesë vite burg.

Ndërsa pesë të tjerë që vepronin si korrierë, u dënuan më parë me 14 vite e dy muaj gjithsej për posedim droge.

Më shumë


spot_img








spot_img