Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkatërrohet banda e kokainës/ Arrestohen 11 shqiptarë në Itali, policia sekuestron 50 mijë Euro

Shkruar nga Newsbomb

Shkatërrohet banda e shqiptarëve për trafikun e kokainës në Itali.

Mësohet se janë arrestuar 11 persona shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë nga Belgjika e Holanda në shtetin italian.

Sipas mediave fqinje, bëhet me dije se policia ka sekuestruar 11 kg kokainë, 50 mijë Euro dhe 1 kg kanabis.

Sakaq, raportohet se krerët e bandës ishin dy vëllezër shqiptarë që jetonin në Fiesole.

Ndërkohë të arrestuarit janë dërguar në burg dhe pritet që gjykata të marrë vendimin për ta. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll