Hapësire reklamuese

Rajoni

Shkatërrohet banda e grabitësve të argjendarive, arrestohen 3 shqiptarë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Tre shqiptarë dhe një shtetas italian janë arrestuar nga policia fqinje, pasi akuzohen si grabitës të dy argjendarive në vend. Bëhet fjalë për ngjarjet e 16 qershorit dhe 22 gushtit 2020. Kjo e fundit ndodhi brenda një qendre tregtare.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë Klejdo Islamaj, 27 vjeç, Arber Budani dhe Gentian Silaj, të dy 24, të tre banues në Guiglia, ndërsa italiani ishte 23-vjeçari me banim në Brindisi, Massimiliano Livera.

Grupi i hajdutëve kishin hyrë në dyqan me maska dhe kapakë në fytyrë, për të dhënë përshtypjen se po respektonin masat anti-covid. Më pas ata nxorrën disa shkopinj dhe kërcënuan shitësit që t’i jepnin bizhuteritë që kapnin vlerën e 65 mijë eurove.

Ndërsa në Stroili, dyqanin e qendrës tregtare grabitja ishte e dhunshme. Të katërt pjesëtarët e grupit kishin hyrë me fytyra të mbuluara, me maska dhe kapakë dhe menjëherë kishin filluar të thyenin xhamat ku mbaheshin sendet e çmuara. Ata arritën të grabisnin bizhuteri që kapnin vlerën e 80 mijë eurove.

Në të dyja ngjarjet autorët kishin përdorur një makinë të vjedhur për të kryer sulmet. Por në përfundim të ngjarjeve ata e kishin braktisur mjetin. Por në të kishin harruar një pllakë floriri, që e kishin vjedhur nga dyqani në Strolli.

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë së dyqaneve dhe vendeve që dyshohet se ishin vjedhur makinat, karabinierët arritën që të gjejnë ‘vendbanimin’ bandës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.