Policia greke ka shkatëruar një bandë hajdutësh, mes tyre edhe shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për një serë vjedhjesh të dyqaneve dhe automjeteve në zonën e Atikës.
Operacioni policor filloi më 7 qershor, ndërsa sot mediet greke kanë publikuar fotot e të arrestuarve.
Grupi operonte dhe kryente vjedhje në zonën e Atikës, duke vjedhur automjete, celularë dhe ora të markave të shtrenjta.
Mes të arrestuarve janë një grek, një pakistanez dhe dhe dy tre shtetas shqiptarë të identifikuar si: Besim Martini, Andrea Ademi dhe Bisi Ibro.