Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Shkatërrohet banda ‘Baby Gang’ në Itali, arrestohet ‘kapoja’ shqiptar me dy bashkëpunëtorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkatërrohet banda ‘Baby Gang’ e udhëhequr nga një shqiptar në Itali.

albsig

spring

Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin 24-vjeçar me iniciale D.M dhe dy bashkëpunëtorët e tij 20-vjeçarë me iniciale P.L dhe D.M.

Mësohet se shqiptari, banues prej vitesh në Pisa kishte krijuar një rrjet për shpërndarjen e lëndëve narkotike, me mbështetjen e të rinjve të Pisës, të cilët tërhiqeshin nga lehtësia e fitimeve.

Gjithashtu bëhet me dije se 24-vjeçari kërcënonte të rinjtë të cilët donin të hiqnin dorë për shkak të borxheve të shumta që akumulonin.

Autoritetet e shtetit fqinj sekuestruan rreth 9 mijë euro para të thata, substanca narkotike gati për shpërndarje, një pistoletë dhe materiale të tjera të vlefshme për hetimet.

Njoftimi i policisë italiane:

Pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe të studimit të fenomenit të konsideruar ‘Baby gang’, policia e Pisas ka arritur të arrestojë tre të rinj nga 20-24 vjeç, përgjegjës për disa krime rrëmbimi, zhvatjeje, shpërndarje të lëndësh narkotike (Marijuanë, hashash, kokainë) dhe posedim armësh.

Investiguesit e Skuadrës së Pizës nga seksioni i organizatës kriminale të antidrogës, prej kohës të impenjuar në luftën kundër krimit të organizuar, prej kohësh monitoronin një seri episodesh të dhunës, kryesisht në ambientet e të rinjve, apo edhe adoleshenteve.

Të tilla episode, përfunduan në agresion, vandalizëm të cilat nuk lidheshin me bullizmin, por me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe si pasojë e kësaj u arrestua një 24-vjeçar shqiptar.

Mësohet se policia ka arritur të vërë në pranga shqiptarin me iniciale D.M, prej vitesh banues në Pisa dhe mjaft i futur në rrjetin social, duke krijuar një rrjet shpërndarjes lëndësh narkotike, të shumë llojeve por kishte edhe mbështetjen e të rinjve të Pisës, të cilët shpesh herë ishin edhe minorenë të tërhequr nga lehtësia e fitimeve.

Viktimat, një herë të akumulonin borxhe të pashlyeshme, bienin në këtë mënyrë në një spirale të dhunës së burrit, të cilët në bashkëpunimin me ndjekësit e rinj, rrezikonin të ishin një kërcënim, shpesh edhe duke shtyrë në përdorimin e pistoletës dhe në fund duke i detyruar të qëndrojnë të lidhur me detyrimet ndaj drogës dhe parave.

Por, falë aktivitetit të skuadrës lëvizëse të pisës dhe rrjetit të informacione, vinin në dijeni të episodit të rëndë të dhunës të ndodhur në fund të janarit, atë të dhunës të një studenti 18 vjeçar. Në fakt, falë elementëve të mbledhur Prokuroria e Pisës arriti të vendosë në burg shtetasin D.M dhe ndjekësit e tij P.L dhe D.M., të dy 20 vjeç.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestrua shuma e rreth 9 mijë eurove dhe substanca narkotike gati për shpërndarje, një pistoletë dhe materiale të tjera të vlefshme për hetimet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img