Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Shkatërrimi” i Parkut të Karavastasë, ministri: S’kam dhënë leje. Bino: Po shkelet ligji i zonave të mbrojtura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b3ee539b3a1b462791eabaa10357adf

Ndërhyrja në Parkun e Karavastasë nga bashkia e Divjakës duket se është kthyer në një problem real edhe për Ministrinë e Mjedisit, pas alarmit tre ditë më parë se mjete të rënda janë futur në Park për të “zgjeruar” apo “thelluar” kanale kulluese.

“Menjëherë sapo jam njohur me këtë shqetësim, kam dërguar në terren inspektoriatin dhe shumë shpejt do të ketë edhe një raport. Eshtë e vërtetë se nuk ka një leje mjedisore dhe bashkia e Divjakës nuk e ka tagrin për të bërë punime të tilla në Parqe të mbrojtura. Kam pasur një komunikim telefonik me z.Braçe, që është deputet i zonës, dhe ai më ka thënë se puna po bëhet vetëm për të thelluar kanalet. Por, konfirmoj faktin se nuk ka leje. Ndaj shumë shpejt do të ketë një raport dhe do të vendosim” tha për newsbomb.al, Lefter Koka, ministër i Mjedisit.

I kontaktuar nga newsbomb.al, Taulant Bino, drejtues i shoqatës AOS që dha alarmin për këtë ndërhyrje të paligjshme, thotë se gjendet në terren dhe tashmë, zyrtarët e bashkisë, kanë vendosur dhe dragën, por e kanë lënë aty pa punë.

“Firma pretendon se e vendosi dragën pasi ka një kontratë me bashkinë e Divjakës. Dhe thonë se do të fillojnë punimet pasi të merret leja. Çfarë duan të bëjnë: duan të hapin një kanal dhe ta lidhin me lagunën, me pretendimin se do ta bëjnë turistike, për të shëtitur me varka. Jemi në zonën qendrore të Parkut Kombëtar të Karavastasë. Nga vëzhgimet tona, të paktën të muajit shkurt, unë kam nxjerrë raportin se aty janë mbi 223 pelikanë që vijnë (kaq numërova unë) por ndoshta dhe më shumë, mbi 1000 çafka etj. Eshtë zona më e rëndësishme e parkut. Nëse duan ta bëjnë këtë do të jetë katastrofë sepse gjithë ky synim i ri do të largojë shpendët, të cilët vijnë në këtë zonë dhe vlerësohen edhe në botë” sqaron Taulant Bino.

Por ndërkaq, duket se bashkia Divjakë është në shkelje të plotë të ligjit “Për zonat e Mbrojtura”. Sipas Taulant Binos, nuk është në tagrin e kësaj bashkie që të bëjë ndërhyrje.

“Po e vëzhgojmë situatën. Nuk kanë asnjë leje. Nuk janë të lejuar të ndërhyjnë. Janë në shkelje të plotë të ligjit. Nëse do të vazhdojnë, sigurisht, do të kemi edhe një reagim më të fortë” thotë ai.

Parku i Karavastasë, është një ndër zonat e mbrojtura në Shqipëri. Ndërhyrja, dhe sidomos në zonën qendrore të tij, do të sjellë reagimin e gjithë komunitetit aty por edhe shoqatave të ndryshme.

LEXO EDHEAlarm, ndërhyrje e patolerueshme nga Bashkia e Divjakës në Parkun e Karavastasë (FOTOT DENONCUESE)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img