Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkatërrimi i 18 bazave, HABIT gazetari: Në tregti armësh i përfshirë dhe kardiokirurgu me djalin. Në janar i vunë tritol në makinë (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrimi i 18 bazave, HABIT gazetari: Në tregti armësh i

Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e 1 prillit, ku policia në bashkëpunim me SPAK, arritën të godisnin 18 baza armatimi në vend, duke sekuestruar kështu shumë armë dhe municione luftarake.

Qyno tha sot në “Opinion” se pjesë në këto baza kanë edhe dy nipat e Nehat Kullës. Gazetari shtoi se në tregtinë e armëve është i përfshirë edhe një mjek kardiokirurg bashkë me djalin e tij.

Qyno: Në rastin këtu janë dy nipat e Nehat Kullës që kishin baza këtu. Haki dhe Ermal Kulla. Këtu nuk është bërë hetim i plotë. Sepse ke tre persona që u përmendën nga i penduari dhe nuk janë arrestuar nga policia. I pari është Mentor Doda, i njohur si Torri i Rremës i Saukut. I dyti është një mjek kardiokirurg, i përfshirë në tregtinë e armëve, Dervish Hasi. Është i përfshirë në dosje.

Fevziu: Çdo mjeku në trafik armësh?

Qyno: Fevzi, është i përfshirë në dosje dhe i përmendur nga i penduari. I është vënë në janar 2019 një sasi eksplozivi në zonën e oxhakut këtu në Tiranë. Është edhe djali i tij i përfshirë në këtë ngjarje, dhe nuk po reagon policia apo SPAK-u. Është edhe Sokol Gjura.

Makina e mjekut në 2019

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll