Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Shkarkoi ministrin e Brendshëm se përhapi panik, flet Albin Kurti: Na tradhëtoi, e tradhëtia është e patolerueshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

226b6edd46aaddb486bf1ffb4334b87c

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti flet për herë të parë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu, duke thënë se ai tradhëtoi qeverinë dhe Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se, ministri Veliu, i cili vinte nga radhët e LDK, dje u shpreh pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërkohë që qeveria Kurti ishte kundër.

“…në pyetjen e qartë të gazetarit: A jeni për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ish ministri tha po sigurisht. Kjo është e palejueshme dhe unë nuk kisha zgjidhje tjetër, përveç se ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu. Ai shprehu tradhëti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj policisë së Kosovës sepse të jesh ministër i punëve të brendshme dhe të kërkosh kokë në veti shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, do të thotë ta përçmosh policinë që ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi.

Gjatë tërë kësaj kohe sa ishte ministër ish-ministri, vetëm një mbledhje e ka mbajtur lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona, vetëm një mbledhje në ministri. Tradhëtia e tij e dyfishtë, ndaj qeverisë ku ishte anëtar dhe ndaj policisë në krye të secilës u vu nuk është e lejueshme”, u shpreh Kurti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img