Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Shkarkohet kryetari i Kuvendit në Bullgari, qeveria e Kiril Petkov javën tjetër shkon në votëbesim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i Bullgarisë shkarkoi kryetarin të enjten në një goditje të re ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili do të përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme. Gjasat sipas analistëve janë që edhe qeveria të bjerë.

Partitë opozitare dhe partia populiste ITN, e cila u largua nga koalicioni katërpartiak javën e kaluar, votuan për të hequr Nikola Minçev – i cili është nga partia e Petkov – nga posti për akuzat se ai kishte shkelur rregullat e dhomës. Minchev mohoi çdo keqpërdorim të detyrës.

Petkov, qeveria e të cilit mori detyrën vetëm gjashtë muaj më parë, tha se largimi i Minçevit ishte për shkak të “një koalicion të ri që po formohej midis të gjitha partive opozitare dhe njerëzve që qëndruan në ITN”. Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme.

Kjo do ta dërgonte vendin ballkanik në një raund të ri trazirash politike.

Kiril Petkov erdhi në detyrë në dhjetor pas një krize të zgjatur politike me zotimet për të trajtuar korrupsionin e nivelit të lartë në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, shprehu shpresën se mund të gjente ende shtatë deputetë të nevojshëm për të rivendosur shumicën.

Një rënie eventuale e qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të një lufte në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që shkon në nivelin më të lartë të 24 viteve.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img