Pas vetëm 6 muaj në detyrë është shkarkuar Drejtori i Zyrës Qendrore të Rregjistrimit të Pasurove të Paluajtshme, e njohur shkurt si Hipoteka, Elion Semanaj.
Semanaj zëvendësoi Blerina Doracajn pasi u zgjodh me konkurs në këtë post. Gjatë periudhës që Semanaj drejtoi Hipotekat ka ekzekutuar disa denoncime penale për punonjës të hipotekave që janë kapur në shkelje të ligjit dhe abuzime korruptive.
Por shkarkimi i tij duket se ka ardhur pas përplasjes me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pasi flitet se ka regjistruar disa zona në bregdet, për të cilat qeveria ka miratuar një vendim, që ndalon hipotekimin deri në përfundimin e procesit të verifikimit të pronësisë.
Tashmë postin e tij e ka zënë Valdrin Pjetri, kreu i Hipotekës së Tiranës.